-Kulturë

Italia fiton Eurovision,si u rendit Anxhela Peristeri, shtetet që e votuan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:27 - 23/05/21 |
Opi Nion

Festivali europian i muzikës “Eurovision” ka përfunduar dhe Italia është shpallur shteti fitues i edicionit të 65-të.

Grupi italian “Maneskin” me këngën “Zitti e buoni” është vlerësuar me 524 pikë nga juria profesioniste dhe publiku.

Në vendin e dytë me 499 pikë u rendit Franca, ndërsa vendi i tretë me 432 pikë shkoi për Zvicrën, e cila përfaqësohej nga këngëtari Gjon Muharremaj, ose me emrin e artistit Gjon Tears, me origjinë shqiptare.

Ishte vota e publikut ajo që përmbysi rezultatin duke i dhënë Italisë vendin e parë në garë. ‘Rock n’roll nuk vdes kurrë’ ishin fjalët e para të grupit italian ndërsa ngjitej në skenë për të ngritur trofeun.

Ndërsa këngëtarja shqiptare, Anxhela Peristeri u rendit e 21-ta duke grumbulluar 57 pikë, 22 nga juria dhe 35 nga publiku. Katër shtete votuan për vendin tone, ndërsa Malta na vlerësoi maksimalisht duke na dhënë 12 pikë, Danimarka votoi me 7 pikë, San Marino me 2 pikë dhe Holanda me 1 pikë.

Pas