Bota

Gazetari grek gjendet i vrarë me thikë në banesën e tij, arrestohet autori



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:16 - 08/02/22 |
Opi Nion

Një gazetar grek vrarë me thikë në Egjipt. Viktima është Nikolaos Katsikas, 56-vjeç.

Sipas mediave të huaja, autoritetet egjiptiane po hetojnë vrasjen e gazetarit dhe korrespondentit të agjencive shtetërore të lajmeve në Greqi dhe Qipro.

56-vjeçari u godit me thikë për vdekje dhe u gjet në shtëpinë e tij në Giza, javën e kaluar.

Sipas gazetës egjiptiane Al Ahram, autoritetet njoftuan ditën e sotme arrestimin e një korrieri të dërgesave të ushqimeve, si të dyshuarin kryesor.

Mediat egjiptiane raportuan se motivi i vrasjes besohet të jetë një grabitje, por me sa duket i dyshuari ka punuar në një restorant dhe e ka njohur viktimën.

Katsikas u gjet i vdekur me plagë të shumta me thikë në banesën e tij në lagjen Sheikh Zayed të Gizës, të shtunën.

Sipas transmetuesit shtetëror grek ERT, pas vrasjes autori hoqi sende me vlerë nga shtëpia e viktimës.

Katsikas punonte si korrespondent për Agjencinë e Lajmeve të Maqedonisë në Athinë (AMNA) dhe transmetuesin shtetëror ERT në Kajro që nga shtatori i vitit 2016. Ai gjithashtu punoi si korrespondent për RIK TV shtetëror qipriot në Kajro./Opinion.al

Pas