Aktualitet

Ngrica në rrugë, kur do të përmirësohet moti



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:46 - 08/02/22 |
Opi Nion

Mbrëmjen e së hënë reshjet e dëborës përfshinë veriun dhe juglindjen e vendit. Në zonat e thella të qarkut të Dibrës trashësia e borës i kaloi 25 centimetrat.

Qarkullimi në rrugën e Arbrit u rihap për automjetet vetëm mëngjesin e së martës, por vijon të mbetet problem prania e ngricave në akse si Peshkopi-Kukës dhe Peshkopi-Librazhd. Autoritetet këshillojnë përdorimin e zinxhirëve.

Drejt fshatrave turistike të Dardhës dhe Voskopojës lëvizet vetëm me zinxhirë dhe goma dimërore. Bora ka lënë të izoluar disa fshatra në zonën e Mokrës në Pogradec, si dhe Vithkuqin dhe Lekasin në Korçë. Reshjet e dëborës të shoqëruara nga era e fortë krijuan probleme me energjinë elektrike në disa fshatra të Korçës dhe të Dibrës. Ndërsa në Divjakë janë dëmtuar serat e fermerëve.

Sipas sinoptikanëve moti do të njohë përmirësim prej ditës së mërkurë. Policia këshillon përdorimin e zinxhirëve edhe ne zonën qendrore të vendit, si dhe respektimin e sinjalistikës rrugore për të shmangur aksidentet.

Pas