Aktualitet

Gazetari: Ervis Martinaj dyshohet se është gjallë, vendi ku mund të fshihet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 12/09/22 |
Opi Nion

Ervis Martinaj ndodhet në Amerikën Latine. Këto janë informacionet e fundit që vijnë për të shumëkërkuarin e policisë nga gazetari investigativ për “Euronews Albania”.

Gazetari tha se një nga pistat kryesore të policisë në lidhje me “bosin” e lojrave të fatit, është se ai është gjallë dhe ndodhet në një vend të Amerikës latine.

“Një gjë është e sigurt. Një nga pistat në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sepse edhe aty ka një hetim policor, kishte nisur përpara se të ikte Gledis Nano, për fatin e Ervis Martinajt. Një nga pistat kryesore me të dhëna, është që ai ndodhet në një vend të Amerikës Latine”, tha ai.

Po ashtu, sipas tij, në zhdukjen e Martinajt janë të përfshirë segmente të rëndësishme të policisë, të biznesit dhe të politikës.

“Janë të lidhur me bizneset e tij, me mbrojtjen e tij, me marrëdhëniet e tij, ka biseda telefonike”, tha gazetari.

Nga ana tjetër, hetuesit kanë dyshime se Ervis Martinaj mund të jetë zhdukur në Durrës, qytet në cilin ka filmime ku ai ka qëndruar në një hotel. Ndërsa, informacioni i fundit në lidhje me Martinajn tregon se ai ka qenë në qytetin e Vlorës, nga ku mendohet se është zhdukur.

Kujtojmë se Ervis Martinaj është zhdukur prej më shumë se një muaji. Ndërkohë, mbetet ende enigmë nëse i shumëkërkuari i policisë është ekzekutuar apo ka inskenuar rrëmbimin e tij.

Pas