Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Garipllëk, burrëri/ Ja si i shohin gjermanët tani makinat

2022/06/11 at 9:33 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Garipllëk, burrëri/ Ja si i shohin gjermanët tani makinat

Garipllëk, burrëri, liri: Reklamat për automobilët kanë qenë gjithnjë emocionale. Por gjithnjë e më shumë njerëz i shohin ndërkohë automobilët më kthjellët duke menduar më shumë për anën praktike.


“Nëpërmjet automobilit unë kursej shumë kohë, ai më jep liri prandaj për mua është shumë i rëndësishëm”, thotë një shofer i ri makine smart në një shesh parkimi Drive In të një filiali kompanie hambrugeri në Këln. Të pyetur për ndjenjat që kanë ndaj automjetit shumica këtu flasin për aspektin praktik. “Ai duhet të jetë i madh sa duhet, në mënyrë që të futen brenda të gjithë,” shpjegon një shofer 53 vjeçar SUV-eje, tre fëmijët e të cilit sapo hipin në makinë pasi kanë dalë nga restoranti. “Kur kam qenë i ri makina për mua ka qenë e lidhur në një farë mënyre me më shumë emocione. Ndërkohë unë shoh më shumë anën praktike të saj.” Një shofere tjetër thekson se ajo i jep makinës vetëm kur është e nevojshme. “Automjeti tjetër që do të blej do të jetë një makinë elektrike, E-Auto.”

E rëndësishme është edhe “hapësira private në automjet”, thonë tre të rinj. Për shkak të rritjet së çmimit të karburantit ata mendojnë ndërkohë që të lëvizin më mirë me mjete publike. Autobusët dhe trenat janë duke u bërë gjithnjë e më të bukur” dhe pas dhjetë ose 15 vjetësh udhëtimi publik i personave do të jetë me siguri falas.”

 

Pse u bënë automobilët kaq të rëndësishëm?

Deri para 100 vjetësh, pjesa më e madhe e njerëzve lëviznin në këmbë, ose përdornin kuaj apo trena. Në 1910 qytetarët e pasur blenë automobilët e parë. Me prodhimin masiv të automobilëve pas Luftës së Dytë Botërore, automobilët u bënë të mundur për gjithnjë e më shumë njerëz dhe u kthyer në symbol të mirëqënies.

“Simbolike për këtë janë vitet 1970-të. Shtëpia ime, pishina ime, makina ime,” e përshkruan situatën e atëhershme në shumë vende industriale, Stefan Gössling. Ai është profesor i turizmit në Universitetin e Linnaeus-it në Suedi dhe autor i librit me titull “The Psychology of the Car”, “Psikologjia e automobilit”.

Rëndësia e automobilit si simbol statusi është edhe sot e madhe sidomos në rajonet rurale të Europës. “Ne shohim pajisjen e vendeve rurale me automjete. Njerëzit atje kanë ndërkohë jo dy, por tre makina dhe fqinji sheh ende me kureshtje se mos tjetri ka blerë një makinë të re.”

Në shumë vende automobili është mjet i rëndësishëm transporti. Në Gjermani “57 përqind e të gjitha rrugëve dhe 75 përqind e të gjitha kilometrave që udhëtohen nga personat përshkohen me automobilë,” thotë ekspertja e transportit dhe psikologia Katrin Dziekan, nga Zyra Federale gjermane e Mjedisit.

Për shumë njerëz i rëndësishëm nuk është vetëm aspekti i transportit. “Është si një lloj kostumi. Nëpërmjet makinës njeriu mund të dallohet nga tjetri, makina merret nga të tjerët si sinjal social me karakteristikat e lirisë, fuqisë dhe kontrollit.” Për shumë vetë është e rëndësishme që “ta kenë vetë timonin në dorë, që të jenë vetë aktivë. Ky është një aspekt pozitiv për vetëbesimin. Shoferja, shoferi e kanë vetë në dorë çfarë të bëjnë.”

 Filmat dhe reklamat forcojnë lidhjen emocionale 

Makinat luajnë rol të rëndësishëm në shumë filma. Udhëtimet me biçikletë, trena apo autobuzë janë të rralla nëpër filma, atje prezantohet kryesisht automobili. Ky është një tjetërsim problematik i realitetit, thekson Dziekan. “Mediat kanë ndikim tek njerëzit, tek mënyra se si e shohin dhe si mendojnë ata për realitetin. Mediat i përforcojnë ato.”

Sipas Gössling reklamat për makinat synojnë të krijojnë frikëra difuze. “Ne i shohim makinat të lëvizin në ambient dystopian. Aty shpërthejnë malet, dhe njeriu i jep makinës në shkretëtirë. Këto të gjitha nuk janë situata normale. Atje jepet mesazhi se situata mund të manaxhohet nëpërmjet makinës. Në reklama automjetet simbolizojnë gjetjen e zgjidhjes, sigurinë, pavarësisht nga situata,” thotë Gössling.

Me anë të reklamave u flitet grupeve të caktuara të njerëzve. Makinat e mëdha transmetojnë ndjenjën e sigurisë, makinat e shpejta ndjenjën e vitalitetit. “Në reklama për shembull bëhet normalizimi dhe legjitimimi i sjelljeve të caktuara të dominancës,” thotë Gössling. “Mund edhe të ndodhë që një reklamë makine i drejton një apel një çrregullimi personaliteti, për shembull një shoferi narcist. Nëpërmjet reklamës ai do të zgjedhë një model të caktuar. Duke ngacmuar një impuls të caktuar, blerësi potencial blen një lloj makine të caktuar.”

Më shumë apo më pak makina në të ardhmen?

Në vitin 2017 në treg dolën 80 milionë vetura të reja, më shumë se vitet e tjera. Në vitin 2019 dolën gjashtë përqind më pak, dhe në vitin 2020, vitin e parë të Coronës madje 20 përqind më pak. Parashikimet e vitit të kaluar nxjerrin në pah që në Azi shifrat e shitjeve të arrijnë nivelin e para pandemisë, kurse në Europë në afat të gjatë do të shiten më pak vetura se më parë. Sidomos në qytetet europiane shihet një ndryshim, vëren Gössling. “38 përqind e ekonomive shtëpiake në qytetet e mëdha gjermane nuk kanë më makina. Kjo është zgjidhje e lirë. Aty makina shihet më shumë si rëndesë.”

59-vjeçari Volker Marten është një prej tyre, ai nuk ka më makinë që prej viti 2015. Më parë ka pasur gjithnjë një makinë, që kur prindërit i blenë një Volkswagen, VW, të llojit brumbull. “Për mua makina ka qenë e vetëkuptueshme dhe unë i kam dhënë makinës me qejf. Nëpërmjet rritjes së ndërgjegjes për mjedisin kam ndryshuar mendim,” tregon Marten, i cili së bashku me të shoqen jeton në Bielefeld, një qytet me 330 mijë banorë.

“Ne donim ta provonim a jetonim dot pa makinë dhe ia dolëm shumë mirë. Ne kursejmë shumë para. Në krahasim me më parë kostot tona të jetesës janë përgjysmuar.”

Me biçikletë dhe tren mund të shkohet kudo, përndryshe ekzistojnë dhe makinat që merren me qira. “Ne kemi dy stacione Carsharing në lagjen tonë. Nuk na mungon asgjë.”

Më pak ndjenja për makinën?

Rritja e çmimit të karburanteve, kriza e klimës dhe rregulloret për uljen e numrit të makinave në qytete e kanë ndryshuar mobilitetin. “Ne kemi arritur në shoqëri një konsensus të madh, që gjërat duhen ndryshuar. Jo vetëm sepse duam ne, por edhe sepse situata gjeopolitike ka ndryshuar. Kushtet për një jetë intensive energjetike nuk ekzistojnë më. Ne duhet të ndryshojmë mënyrën e të menduarit,” thotë Gössling.

Sipas ekspertëve të transportit makinat në të ardhmen do e humbasin rëndësinë dhe do t‘u rritet vlera njëkohësisht mënyrave të tjera të transportit. Edhe pasja në pronësi e një automobili do bëhet jo interesante nëpërmjet ofertave të përdorimit të makinave nga shumë persona, Carsharing, dhe nga shërbimet autonome të udhëtimit. “Roli i automobilëve do të ndryshojë,” thotë Dziekan. “Automobili do të shihet më shumë si mjet transporti dhe nuk do të jetë kaq shumë i ngarkuar me emocione.”/DW



Ju sugjerojmë

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
Aktualitet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

5 Korrik, 2025 10:48 pm
Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
Bota

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

5 Korrik, 2025 10:28 pm
Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
Bota

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

5 Korrik, 2025 10:01 pm
Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
Bota

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

5 Korrik, 2025 9:27 pm
Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon sërish tentativa për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

5 Korrik, 2025 8:52 pm
“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse
Bota

“Kushte çnjerëzore”, ish-gazetari i REL rrëfen jetën në burgjet bjelloruse

5 Korrik, 2025 8:38 pm
Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë në plazhin e Borshit,policia gjobit drejtuesin e skafit

5 Korrik, 2025 8:21 pm
Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar
Aktualitet

Shuhet zjarri te mbetjet në Elbasan/Pas 5 ditësh, vatra kryesore është inkapsuluar

5 Korrik, 2025 8:03 pm
Raportohet për të paktën 44 të vrarë në Gazë
Bota

Sulmet ajrore izraelite vrasin 24 palestinezë në Gazë, disa po kërkonin ushqim

5 Korrik, 2025 7:20 pm
Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat
Aktualitet

Tregu i ndërtimit në Shqipëri dhe sfidat me taksat

5 Korrik, 2025 7:05 pm
Para
Matura Shtetërore/Mbi 33 mijë maturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi

Matura Shtetërore/Mbi 33 mijë maturantë testohen sot në Gjuhën Shqipe dhe Letërsi

Shmanget avaria detare në Durrës, autoritetet ndihmojnë jahtin italian

Shmanget avaria detare në Durrës, autoritetet ndihmojnë jahtin italian

U arratis në Itali/Kush është Edison Pula,i iku policëve të Fushë-Krujës në 2016

Ndragheta ndihmoi në arratisjen e Edison Pulës? Misteri i sharrës brenda burgut
















TE FUNDIT

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

Gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet
5 Korrik, 2025

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjen kënaqësi te vizatimi; veprat e tij me ngjyra të forta dhe ndjesi psikodelike ekspozohen...

Lexo më shumë

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse

Gjenerali i Ukrainës paralajmëron ofensivë të re ruse
5 Korrik, 2025

Komandanti më i lartë ushtarak i Ukrainës, Oleksandr Syrskyi deklaroi sot se do të kryejnë një ofensivë të re të...

Lexo më shumë

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur

Përmbytjet në Teksas/Konfirmohen 24 viktima, 20 persona të zhdukur
5 Korrik, 2025

Të paktën 24 persona kanë vdekur dhe më shumë se 20 persona rezultojnë të zhdukur, pas shirave të rrëmbyeshëm që...

Lexo më shumë

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta

Në rast të një lufte bërthamore, gjithçka do të përfundonte për 45 minuta
5 Korrik, 2025

Një artikull tronditës i Washington Post, përshkruan hap pas hapi se çfarë do të ndodhte nëse një shtet armik do...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com