Aktualitet

Shmanget avaria detare në Durrës, autoritetet ndihmojnë jahtin italian



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:57 - 11/06/22 |
Opi Nion

Autoritetet portuale të Durrësit kanë shmangur mëngjesin e sotëm një incident me një jaht italian, i cili ka rrezikuar ngecjen në cekëtinë.

Ngjarja është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërsa në sallën operative të portit të Durrësit është marrë sinjali për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia”. Kapiteneria e Portit, Roja Bregdetare, Policia Kufitare i ka dhënë ndihmë mjetit lundrues, ndërsa 6 anëtarët e ekuipazhit, shtetas italianë, ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, Salla Operative në Portin e Durrësit ka marrë sinjal për rënien në cekëtinë të mjetit turistik “Ziacanaia” që po lundronte nga Marina Punta Faro (Itali) drejt vendit tonë.

Menjëherë është bërë njoftimi i autoriteteve detare, Kapitenerisë së Portit, Rojes Bregdetare, Policisë Kufitare për dhënien e ndihmës për mjetin lundrues.

Falë angazhimi të menjëhershëm dhe të emergjencave civile, është bërë e mundur dhënia e ndihmës dhe akostimi i jahtit në kalatën 4 të Portit të Durrësit.

6 anëtarët e ekuipazhit, shtetas italianë, janë në gjendje të mirë shëndetësore”-njofton policia.

Pas