Kryesore

Foto/Deputeti i PS bëhet për “mëshirë”, ja çfarë i ka ndodhur tani Rrajës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:18 - 16/10/18 |
b.f

Rrahman Rraja u bë i njohur për publikun pas skandalit të të birit, më shumë se për pozitën si ligjvënës që mban që prej zgjedhjeve të 2017.

Rrahman Rraja është deputet i PS për zonën e Krujës dhe emri i tij është lakuar shpesh, kur u mësua se djali i tij, Rexhep Rraja ka dhunuar ish-të dashurën Xhisiela Maloku dhe ngjarja është mbajtur e fshehtë prej disa muajsh.

Pas denoncimit të n/komisar Emiljano Nuhut, djali i deputetit u vendos në pranga. Vetë deputeti nuk ka dhënë dorëheqjen dhe as Rama nuk e ka parë të arsyeshme ta përjashtojë nga grupi i PS.

Rraja ka mohuar se ka ndërhyrë në polici për mosarrestimin e të birit në muajin korrik, kohë kur u kallëzua nga ish-partnerja. Ai edhe sot gjatë dëshmisë në prokurori ka thënë se nuk ka qenë në komisariatin e Fushë-Krujës për të kërcënuar oficerin Nuhu, siç ka pretenduar ky i fundit.

Ajo ç’ka u vu re është se Rraja u shfaq në prokurori duke ecur në paterica. Fotografi zyrtar i PS, Agim Rama përmes një statusi në facebook thotë se deputeti ka thyer këmbën. Shtojmë këtu edhe një hall tjetër që ia publikoi Rama…mund të themi se deputeti është bërë për “mëshirë” ose kështu përpiqet ta paraqesë Rilindja në publik!

Rama: Më vjen keq për Rrahmanin, ka gruan që lufton me vdekjen

/Opinion.al

Pas