Kronikë

Foto nga vendi i ngjarjes ku skafi goditi fëmijën 5-vjeçar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:49 - 02/08/22 |
el ida

Ky është mjeti që goditi për vdekje një fëmijë 5-vjeçar në plazhin e Potamit. Ngjarja që ka tronditur pushuesit,  ndodhi rreth orës 14:00, ndërsa policia njoftoi se drejtuesi i mjetit që dyshohet se kishte humbur kontrollin, tashmë është shoqëruar në komisariat.

Sikurse shihet nga fotot e mbërritura në Opinion.al, në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie dhe po punojnë për zbardhjen e saj.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë

 

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Pas