Aktualitet

Foto/ Ja kush është i riu nga Shkodra që do të kryente vrasje në Tiranë


               Publikuar në : 10:44 - 14/08/19 |
xhu lia

Është publikuar foto e të riut 28-vjeçar Sadetin Erkoçeviq, i cili është ndaluar nga policia përpara se të kryente një vrasje në Tiranë.

Mësohet se ai është një nga 31 personat më të kërkuar nga policia e Shkodrës  dhe i dënuar me 20 vite heqje lirie për një vrasje të kryer në vitin 2014.

28- vjeçarit  në momentin e kontrollit i është gjetur në çantën e dorës një armë zjarri pistolete e tipit Bereta, me 14 fishekë dhe një fishek në fole gati për qitje.

Në 15 shkurt të 2018, ai është dënuar me 20 vjet burg për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve e municioneve luftarake”.

Ky dënim është dhënë pasi në 10 maj të 2014, në fshatin Zeus në një lokal me muzikë live, Sadetin Erkoçeviq ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin I.Y. dhe ka plagosur një tjeter./ Opinion.al

 

Pas