InstaBIZ

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk do të divorcohen së afërmi


               Publikuar në : 10:55 - 14/08/19 |
xhu lia

Ndarja mes këngëtares Miley Cyrus dhe aktorit Liam Hemsworth ka qenë në vëmendjen e mediave të dedikuara për showbiz. Pas reagimeve të të dyja palëve lidhur me këtë ndarje disa burime pranë tyre kanë pohuar për “People” se ata nuk do të nënshkruajnë divorcin tani afër.

“Ata po bëjnë një pushim tani sepse u duhej. Ishte një situatë e keqe me shumë mosmarrëveshje. Ata të dy ranë dakord se është më mirë të kalojnë pak kohë të ndarë, por kjo nuk do të thotë që marrëdhënia e tyre ka përfunduar plotësisht …. Ka absolutisht shpresë se ata do të kthehen përsëri bashkë”,-shkruhet në media.

Mesa duket ka ende shpresë që çifti i cili ka mbi 10 vjet në lidhje t’i japin edhe një mundësi martesës së tyre për të kaluar këtë situatë me të cilën janë përballur edhe më parë./Opinion.al/

 

Pas