InstaBIZ

Foto/ Ish i dashuri i Dua Lipës nis histori të re dashurie?


               Publikuar në : 08:29 - 18/09/19 |
xhu lia

Një nga ndarjet që ishte mjaft e papritur këtë vit ishte pikërisht mes këngëtares me origjinë shqiptare Dua Lipa dhe shefit të kuzhinës Isaac Carew.

Në një kohë shumë të shkurtër më pas Dua u lidh me vëllain e motrave Hadid, Anwar, lidhje të cilën ajo po e shijon shumë aktualisht.

Megjithatë duket se edhe Isaak ka treguar se e ka lënë pas historinë me Duan. Kohët e fundit ai dhe një vajzë bionde publikojnë foto dhe i bëjnë komente njëri-tjetrit që të bëjnë të dyshosh që kanë diçka më shumë se miqësi së bashku.

Ai e ka fotografuar bjonden simpatike me emrin Florence edhe në momente më intime si me rroba banjo, ose kur ajo është topless. Florence gjithashtu ka publikuar foto me të në Instagram, ku duken mjaft të afërt. Ndoshta edhe Isaac ka nisur tashmë një histori të re dashurie./Opinion.al/

Pas