Kryesore

Foto/Dy ditë pas vdekjes së nënës, Kadri Veseli mbërrin në Kosovë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 10/01/22 |
Opi Nion

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka lënë qelinë e paraburgimit në Hagë dhe ka mbërritur në Kosovë.

Mediat kosovare shkruajnë se Veseli ka mbërritur ditën e sotme në Kosovë, dy ditë pas vdekjes së nënës së tij. Raportohet se ai është nisur drejt vendlindjes së tij.

Sipas Klan Kosovës, makina të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë parë duke shkuar në drejtim të Mitrovicës.

Në pamjet e siguruara, eskorta në të cilën besohet se është ish-kryetari i kuvendit, Kadri Veseli u pa në fshatin Smrekonicë.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë Veseli humbi nënën e tij, në moshën 93-vjeçare./Opinion.al

Pas