InstaBIZ

Rita Ora publikon videon/Kërcen me shami në dorë,ashtu si e kanë zakon shqiptarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:02 - 10/01/22 |
Opi Nion

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora iu ka treguar edhe një herë ndjekësve të saj se ajo është një vajzë shqiptare.

Bukuroshja ka publikuar në rrjetin social “TikTok” një video, ku shfaqet me një shami në dorë dhe kërcen një këngë popullore shqiptare.

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Rita kërcen nën ritmin e muzikës popullore shqiptare. Edhe më herët ajo ka treguar se di shumë mirë të kërcejë vallet popullore të Shqipërisë.

Më poshtë mund të shihni edhe videon e fundit të Ritës, i publikuar së fundmi në rrjetin e saj social./Opinion.al

Pas