Aktualitet

Fluks në pikën e Kapshticës, pala greke punon vetëm me një sportel


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:40 - 18/08/21 |
Opi Nion

Radhë e gjatë mjetesh është krijuar ditën e sotme në doganën greke, në pikën kufitare të Kapshticës. Prej më shumë se 2 orësh, drejtuesit dhe pasagjerët qëndrojnë në pritje për të kaluar në anën greke.

Shkak, ashtu si në çdo sezon veror, është bërë puna vetëm me një sportel nga pala greke.

Ndërkohë sipas udhëtarëve situata nuk konsiderohet normale për shkak të temperaturave të larta si dhe pandemisë së COVID-19.

Ndërkohë që bëhet me dije se nga pala shqiptare po punohet me 3 sportele në hyrje dhe 3 në dalje./Opinion.al

Pas