Sport

Për dy vite do të jetë i huazuar, Locatelli firmos me Juventusin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:21 - 18/08/21 |
Opi Nion

Manuel Locatelli është zyrtarisht futbollist i Juventusit.

Pas shumë tratativave bardhezinjtë ia dolën më në fund të bindin Sassuolon për të lënë Locatellin të firmosë.

Mësohet se për dy vite Locatelli do të jetë i huazuar tek Juventusi teksa në 2023 kontrata parashikon blerjen për 35 milion euro deri në vitin 2026.

Kujtojmë se Locatelli është ‘prodhim’ i Milanit derisa kuqezinjtë vendosën ta largojnë për tek Sassuolo. Në ekipin modest, italiani gjeti veten duke shkëlqyer më pas dhe në Euro 2020 me Italinë./Opinion.al

Pas