-U tha në Opinion

Floriana Garo: Në PD gjithçka zhvillohej mes kryetarit dhe njerëzve të tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:56 - 14/10/21 |
el ida

Zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo tha në emisionin “Opinion” se nga përvoja e saj ka parë një mbyllje të Partisë Demokratike, ku gjithçka zhvillohej mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt.

Pjesë nga diskutimi në studio

Garo: Tek eksperienca ime e shkurtër në PD kam vënë re një mbyllje, se gjithçka do të ishte mes kryetarit dhe njerëzve të tij të afërt. Unë që isha zëdhënëse aty …

Zheji: Kishe hapësira pafund…

Garo: Ku i dije ti?

Zheji: Unë i kam parë, jam komunikator. Ishe një nga perlat e fushatës së zotit Basha. Dhe na kënaqi që gjithëve kjo.

Garo: Ti po flet për mua, nuk është normale kjo? Unë po them të vërtetën.

Zheji: E di sa e zilepsur ke qenë ti?

Garo: Kisha idenë që gjërat do bëheshin më shumë në ekip, dhe kam parë një mbyllje, jo një hapje, jo transparencë me ekipin e fushatës. Si do bëhen gjërat, cila do të jetë strategjia. Unë nuk kam patur asnjë lloj feed back-u pas fushatës .

Fevziu: Çfarë do të thotë feed back?

Garo:Një telefonatë nga Zoti Basha, një telefonatë nga ekipi.

Fevziu: Nuk u mblodhët ju?

Garo: Asnjë gjë. Dhe mua më është dukur shumë e çuditshme, sepse njeriu thotë… madje dhe një lloj inkurajimi të ekipit, çfarë ka ndodhur dhe çfarë do bëjmë. Asgjë./Opinion.al

Pas