InstaBIZ

Flori Mumajesi në mbrojtje të Ismail Morinës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:38 - 10/10/15 |
root

Kantautori Flori Mumajesi, ka dalë në mbrojtje të Ismail Morinës. Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, Mumajesi shprehet i shqetësuar për arrestimin e tij.

“Për 24 orë të bëjnë hero dhe për 24 orë të rrëzojnë përsëri?!
Këta jemi ne?! Nuk jam ndjerë kurrë më shumë krenar në jetën time se ajo ditë që u ngrit ai flamur në mes të Beogradit… Sot kur e shikoj në lajme Ismail Morinën më bëhët akoma edhe më e hidhur humbja, prandaj zgjedh të mos hesht për shqiptarin tim, patriotin e vërtetë dhe më të kërcënuar në shqiptari për jetën ë tij. Ne nuk kishim mundësi ta mbronim jetën e tij, prandaj mbase dhe ai nuk kishte zgjidhje tjetër për tu vetmbrojtur. Mbase edhe unë do të bëja të njëjtën gjë, cilido nga ne mbasë do ta bënte, por sot të paktën kemi mundësi që sado pak ta mbrojmë lirinë e tij. Mjafton vetëm të mos heshtim! Ne jëmi të lirë ndërsa ai jo! Këtë herë mundemi ta mbrojmë atë dukë i harxhuar 2 minuta nga jeta jonë në mbështetje të tij sepse nganjëherë populli është gjygjtari i vërtët.
Ismail Morina ”BALLISTI” nuk është kriminel.Personalisht kur e pashë ne lajme pas hekurave dhe i kërkuan të heq bluzën e kuqe me Shqiponje, ndjeva se serbët nuk fituan vetëm ndeshjen, por po fitojnë edhe atë copëz krenari të cilido nga ne, të cdo shqiptari”

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas