Kronikë

Eshtrat e gjetura në Kurbin, dyshohet se i përkasin një 16-vjeçari të zhdukur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:53 - 04/04/22 |
Opi Nion

Pas gjetjes së eshtrave në zonën e quajtur “Fushë Kuqe” të Kurbinit, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar se kujt i përkasin.

Mësohet se policia dyshon që eshtrat i përkasin 16-vjeçarit Mariglen Gjonaj, të zhdukur disa vite më parë në këtë zonë. Sipas raportimeve të parët që do t’u merren mostrat e AND-së janë pikërisht familjarët e Gjonajt për të vërtetuar nëse eshtrat i përkasin adoleshentit.

Familjarët e Mariglen Gjonajt denoncuan zhdukjen e tij në maj të vitit 2015. Ai ishte nisur për në shkollë në Mamurras dhe nuk ishte kthyer më.

Familjarët deklaruan atëhere në polici se kishin frikë se dikush mund t’i ketë bërë keq të riut pasi ditën e zhdukjes ka patur me vete një orë të shtrenjtë “Roleks” si edhe disa bizhuteri, të cilat kapnin vlerën e 1 milion lekëve të rinj.

Asokohe nëna e djalit deklaronte: “Djali kur është larguar ka pasur bizhuteri dhe një orë tepër të shtrejtë në dorë Roleks të cilat kapnin një vlerë 10 milion lekë të vjetra. Unë dyshoj se djalin ma kanë rrëmbyer për ti marrë bizhuteritë. Kemi shkuar disa herë në polici, por mua më ka humbur besimi tek blutë e Kurbinit, pasi djali ka dy muaj i humbur dhe ne nuk e dimë nëse ai është gjallë apo vdekur”.

Prokuroria e Kurbinit aktualisht vijon hetimet. Eshtrat dhe kafka e gjetur, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim./Opinion.al

Pas