Bota

Suedia miraton dozën e katërt për mbi 65-vjeçarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:36 - 04/04/22 |
Opi Nion

Suedia ka rekomanduar dozën e katërt të vaksinës kundër koronavirusit për banorët e moshës mbi 65-vjeçare, si dhe për ata që jetojnë në shtëpi të të moshuarve.

Në këtë rekomandim përmendet që doza e katërt mund të jepet edhe për banorët e moshave 18-64, të cilët kanë imunitet të dobët.

“Synimi është që, sikurse më herët, të parandalojmë sëmurjen serioze dhe vdekjet nga COVID-19”, ka thënë Karin Tegmark Wisell, udhëheqëse e Agjencisë për Shëndetin Publik në Suedi.

Ajo ka thënë se marrja e dozës së dytë përforcuese është e nevojshme pasi infektimet në Suedi dhe shtetet tjera vazhdojnë të rriten dhe mbrojtja nga vaksina ka nisur të zvogëlohet te personat më të moshuar.

“Për njerëzit mbi moshën 65-vjeçare tani kanë kaluar katër muaj prej marrjes së dozës paraprake dhe mbrojtja nga vaksina bie pas një kohe”, ka thënë ajo.

Në pjesën më të madhe të pandemisë, Suedia ka pasur qasje tjetër nga kombet evropiane.

Ajo nuk ka zbatuar kurrë izolimin dhe as nuk ka mbyllur bizneset, duke e lënë kujdesin në duart e vetë banorëve.

Ndonëse numri i vdekjeve me koronavirus në Suedi është më i lartë sesa në shtetet tjera nordike, shifrat janë më të ulëta sesa në shumë vende tjera të Evropës, të cilat kanë zbatuar disa herë masa izolimi.

Pas