Kronikë

Emri/ Vrasja e 40-vjeçarit në Durrës, gjendet një makinë e djegur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:36 - 20/03/21 |
Opi Nion

Është identifikuar viktima e atentatit të ndodhur sot rreth orës 08:40 në në lagjen nr.16 të Durrësit.

Mësohet se viktima është Edmond Koçi, i njohur dhe si Mond Çekiçi. Ai ishte një nga ish-anëtarë i bandës së Durrësit. Edmond Koçi konsiderohej nga Policia e Durrësit si person me rrezikshmëri të lartë, për shkak të së kaluarës së tij.

Ndërkohë, bëhet me dije se është gjetur një automjet i djegur i tip “Benz”  në Sukth, i cili rezulton me targa të vjedhura dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.

Ndërkohë, janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore në hyrje e në dalje të Durrësit si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve./ Opinion.al

Pas