Aktualitet

Vrasja e anëtarit të bandës së Lul Berishës, zbardhen të tjera detaje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:49 - 20/03/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zbardhur nga atentati i sotëm në Durrës, ku mbeti i vrarë Edmond Koçi, i njohur dhe si Mond Çekiçi.

Bëhet me dije se Edmond Koçi udhëtonte në automjet së bashku me shoferin tij, ndërsa një tjetër mjet tip “Benz” i ka prerë rrugën.

Në këto momente, ka dalë nga makina shoferi i Edmond Koçit, i cili i është afruar makinës për të sqaruar ngjarjen. Por, autorët i janë drejtuar Edmond Koçit duke e qëlluar me armë dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë, bëhet me dije se është gjetur një automjet i djegur i tip “Benz” në Katund Sukth i cili rezulton me targa të vjedhura dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.

Njoftimi paraprak i Policisë

Më datë 20.03.2021, rreth orës 08:40, në lagjen nr.16, Durrës, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri  e për pasojë ka mbetur i vrarë shtetasi E. K., rreth 40 vjeç.

Menjëherë forca të shumta Policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore  në hyrje e në dalje të Durrësit  si dhe në drejtim të Tiranës e Kavajës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes për të bërë të mundur identifikimin kapjen e autorëve.

 

Pas