Kronikë

Pamjet nga vendngjarja, viktima në Durrës u identifikua nga familjarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:09 - 20/03/21 |
Opi Nion

Kanë dalë pamjet e para nga vendi ku mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrrësit u qëllua për vdekje 40-vjeçari Edmond Koçi, i njohur ndryshe edhe si Mond Çekiçi. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.16 të Durrësit, pranë Drejtorisë Arsimore, ndërsa informacionet e para flasin për një atentat mafioz.

Viktima udhëtonte menjë automjet tip Mercedes i drejtuar nga shoferi i tij, ndërkohë që autorët i kanë bllokuar rrugën. Sikurse raportohet në media, në momentin që shoferi ka zbritur nga mjeti të sqarojë rrethanat e bllokimit të rrugës, autorët kanë qëlluar mbi 40-vjeçarin.

Kanë qenë familjarët që kanë idetifikuar kufomen dhe konkretisht motra e tij, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj. Një automjet i djegur, është gjetur në Sukth dhe dyshohet se është përdorur nga autorët.

Edmond Koçi ishte person me precedent penal, i dënuar më parë. Ai njihet si një nga anëtarët e bandës së Durrësit./Opinion.al

Pas