Aktualitet

EMRI/ Shqiptari qëllon me thikë ish-gruan në Itali, plagos dhe djalin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 30/07/21 |
Opi Nion

Një 51-vjeçar i identifikuar nga autoritetet policore italiane  si Hysen Aliko është arrestuar, pasi një natë më parë ka plagosur me thikë ish-gruan.

Mësohet se kjo e fundit është dërguar me urgjencë për në spital, ku dhe i është nënshtruar një operacioni të vështirë.

Sipas raportimeve gruaja 40-vjeçare, ishte duke u kthyer në shtëpi ku u sulmua nga i shoqi. Ai e goditi atë dy herë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut. Ishin britmat e gruas ato që tërhoqën vëmendjen e qytetarëve që lajmëruan më pas policinë.

Ndër të tjera në mediat italiane raportohet se dy fëmijët e çiftit mbërritën në vendin e ngjarjes duke u përpjekur të shuajnë sherrin, dhe për pasojë djali i tyre u plagos me thikë nga babai 51-vjeçar.Ai është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia vuri në pranga autorin ndërkohë që po merren në pyetje dëshmitarët në lidhje me këtë ngjarje./Opinion.al

Pas