Aktualitet

Aleanca padi në SPAK Margaritit: Arrogante, do të denoncojmë dhe zyrtarët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:58 - 30/07/21 |
Opi Nion

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka depozituar paraditen e kësaj të premteje një padi në SPAK kundër ministres së Kulturës Elva Margariti.

Aleanca e akuzon ministren Margaritin për propozimin e kalimit të pronësisë së truallit ku ishte Teatri Kombëtar nga ministria te bashkia, që më pas u shpall anti-kushtetues dhe sipas grupit të artistëve, tashmë duhet që të mbajë përgjegjësi.

Ndërkohë që një akuzën ëshrë  edhe për sjelljen sipas tyre, arrogante, pasi mbylli dyert e institucionit që drejtonte në datë 28 korrik duke mos i pritur për të dorëzuar kërkesën për kthimin e pronës nga pushteti vendor te qendrori.

“Kishte marrë urdhër nga shefi i saj që të mbylleshin dyert kryesore. Siç e kishim cituar në kërkesën tonë drejtuar Ministrisë së Kulturës për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese ne e konsiderojmë si konsumim të elementëve të veprës penale të shpërdorimit të detyrës, të korrupsionit pasiv dhe të refuzimit të ekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kemi kërkuar ndjekje penale jo vetëm për znj. Margariti por edhe për 4 policët për zbatimin e një urdhri të paligjshëm, për sjellje ne tyre në shkelje të etikës, në mënyrën e dhunshme ndaj artistëve dhe qytetarëve që shkuan thjesht për të depozituar një kërkesë. Kemi bërë dhe një kallëzim për çdo person të paidentifikuar nga ne që me veprimet e bëra kanë penguar depozitimin e kësaj kërkese dhe kanë penguar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ne gjykojmë që ministrja Margariti ka shpërdoruar detyrën dhe kjo e rëndon veprën penale që ministrja Margariti ka bërë që me vendimin e transferimit të pronës që u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. Margariti së pari do përgjigjet për veprat penale të kallëzuara nga ne në korrik 2020 dhe për veprat penale që po i konsumon në krye të detyrës”, tha Kalaja.

Ajo theksoi se drejtësia për teatrin duhet të vihet me çdo kusht. “SPAK akoma nuk po reagon, akoma nuk po merr vendimin që duhet të marrë. Gjykata Kushtetuese u tregua në lartësinë e detyrës, në lartësinë e Kushtetutës, këtë gjë duhet të bëjë dhe SPAK se janë shpenzuar miliona euro. Afati i hetimeve ka përfunduar dhe ne duhet të marrim një përgjigje se çfarë është bërë me kallëzimet tona dhe me reagimin jo etik fyes që i bën Aleancës, në lidhje me disa kërkesa që i kemi bërë, me pozicionin ku ndodhen hetimet dhe për një takim që duhet të bëjë me artistët e Aleancës. Ne kemi treguar që nuk tërhiqemi, do vazhdojmë me denoncimin e zyrtarëve vendas e të huajve”, u shpreh Kalaja.

Kujtojmë se pak javë pasi Gjykata Kushtetuese e cilësoi të paligjshëm kalimin e pronësisë së truallit ku ishte Teatri Kombëtar nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës, përfaqësuesit e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ju drejtuan institucionit që drejtohet nga Elva Margariti./Opinion.al

Pas