Kronikë

Emri/ Qarkullonte me armë zjarri, Policia arreston të riun në Jalë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:25 - 11/07/21 |
Opi Nion

Një 30-vjeçar është arrestuar në Jalë nga Policia e Himarës, pasi është kapir me armë zjarri pa leje. I arrestuari është identifikuar si Martin Koxha. banues në Tiranë.

I riu u kap nga shërbimet e Policisë, në zonën e plazhit, në vendin e quajtur “Kampingu Jalë, duke qarkulluar si pasagjer në një automjet. Gjatë kontrollit në çantën e dorës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Mbi të arrestuarin rëndon akuza “Armëmbajtje pa leje”. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas