Kronikë

Veprime të turpshme ndaj të miturës e dhunë në familje, pranga 6 personave


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:47 - 11/07/21 |
Opi Nion

Gjashtë persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. Gj., 26 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme ndaj një shtetase të mitur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E.P., 38 vjeç, D. M., 32 vjeç dhe E. P., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

E.K., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse./ Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Pas