Aktualitet

Emri/ I dënuar me 12 vite burg, ekstradohet 37 vjeçari shqiptar nga Greqia



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:38 - 05/11/22 |
Opi Nion

Një 37 vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Greqia drejt vendit tonë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ishte i dënuar me 12 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me homologët grekë është ekstraduar nga Greqia drejt Shqipërisë, shtetasi Sajmir Brahimi, 37 vjeç.

Brahimi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, në vitin 2016, e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Sajmir Brahimi, në bashkëpunim me shtetasin Q. B., në vitin 2014, në Sarandë, i ka vjedhur me dhunë shtetasit F. B., një shumë të konsiderueshme eurosh dhe 3 aparate celulare.

Pas