Kronikë

Boti përplaset me trafik-ndarësen në Rrugën e Kombit, plagoset shoferi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:04 - 05/11/22 |
Opi Nion

Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në segmentin Kukës-Morinë të Rrugës së Kombit.

Mësohet se një automjet bot është përplasur me trafik-ndarëset e rrugës së kombit e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve..

Shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të shiut.

“Më datë 05.11.2022, rreth orës 09:30, në autostradën Kukës-Morinë, shtetasi S. A., 44 vjeç, banues në Kosovë, duke drejtuar automjetin tip bot, të ngarkuar me çimento rifuxho, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përmbysur.Drejtuesi i automjetit është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën”-njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Pas