Aktualitet

Video/ Reshjet e shiut, përmbytet Durrësi, vështirësi në qarkullim



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:12 - 05/11/22 |
Opi Nion

Reshjet e shiut që kanë rënë gjatë natës kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të qytetit bregdetar të Durrësit.

Sikurse shfaqet edhe në video, uji ka arritur deri në nivelin e trotuareve te zona pranë stadiumit, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve.

Më problematike mbetet situata në lagjen Nr.17 dhe 18, të cilat sa herë ka reshje me intensitet të lartë, përmbyten totalisht.

Sipas autoriteteve vendore, shkak për këtë situatë, janë bërë reshjet e shiut me intesitet të lartë por edhe bllokimi i pusetave nga mbeturinat qe sjell rrjedha e ujit.

 

Pas