Aktualitet

Rama me fermerët: PD është bërë si ato mallra që ta kthejnë pikat e grumbullimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:56 - 05/11/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me fermerët në Lushnjë.

Gjatë fjalës së tij, nuk kanë munguar ironitë për Partinë Demokratike.

Rama tha se PD është bërë si ato mallra që ta kthejnë pikat e grumbullimit.

“Zinxhiri i pikave të grumbullimit në Lushnje ka dhe një meritë shumë të madhe e ka bashkuar komplet PS me PD totalisht. Sepse njerëzit këtu kanë kuptuar që politika është për pas pune, nuk mund të vijë politika të bëjë punën këtu e të futen mollët në sherrin politik. Më vjen mirë që të gjithë grumbulluesit dhe ata të PD po ia marrin atyre të PS dhe qeverisë së saj produktin.  Aq më tepër sot kur PD është bërë si ato mallrat që ta kthen pika e grumbullimit. …”I shëndoshi PS këta demokratët i shëndoshi”, tha Rama ndër të tjera.

Pas