Kryesore

Iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, Osmani del nga spitali. Si është gjendja e saj



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:47 - 05/11/22 |
Opi Nion

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dalë nga spitali të premten mbrëma me rekomandimin e mjekëve.

Fatmirësisht, Osmani është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i saj për media, Bekim Kupina, i cili ka thënë se ajo po e vazhdon terapinë në banesën e saj prej nga po i kryen detyrat dhe përgjegjësitë e presidentes.

Më 3 nëntor Zyra e Presidentes ka bërë të ditur se Osmani ka kryer një nderhyrje kirurgjikale për heqjen e tëmthit dhe të enjten i kthehet ushtrimit të funksionit.

“Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses. Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca. Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.”, thuhej në njoftim.

Pas