Kronikë

Emri/Grabiti filialin e Postës Shqiptare në Kamëz, arrestohet 30-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:30 - 20/04/22 |
Opi Nion

Dy ditë pas grabitjes së rreth 100 mijë lekëve në filialin e postës shqiptare në Kamzë, policia ka arrestuar Elis Suçin. 30-vjeçari ishte shpallur në kërkim si organizator i grabitjes mesditën e së hënës. Pas arrestimit nga uniformat blu, Suçit iu sekuestruan dhe paratë e grabitura në postë në bashkëpunim me Algert Kurtin të prangosur pak orë pas ngjarjes.

Elis Suçi u fiksua nga kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi grabitja teksa largohej me qesen e parave me vete. 30-vjeçari është një emër i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i dënuar për vjedhje. Prej muajsh ai ishte në kërkim, ndërsa në mars të këtij viti teksa policia ishte vënë në ndjekje të tij, ai hapi zjarr në drejtim të uniformave çka i dha mundësinë për t’u larguar./Tv Klan

Pas