Kronikë

Lekët i kishte futur në thes, dalin pamjet e arrestimit të grabitësit të postës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:02 - 20/04/22 |
Opi Nion

Policia e Shtetit ka bërë publike pamjet e arrestimit të 30-vjeçarit që grabiti filialin e Postës Shqiptare në Kamëz.

Mësohet se të arrestuarit i janë sekuestruar shuma e grabitur, 1 milion lekë të rinj, një aparat celular, një armë zjarri pistoletë dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Në pranga ka rënë Elis Suçi, i cili më datë 18.04.2022, rreth orës 14:20, në bashkëpunim me shtetasin A. K., 20 vjeç ( i arrestuar më parë), nën kërcënimin e një arme, kanë marrë një shumë parash në filialin e postës Shqiptare në Kamzë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al

Pas