Bota

Putin: Sanksionet në kundërshtim me parimet e Organizatës Botërore të Tregtisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 20/04/22 |
Opi Nion

Pasditen e sotme, presidenti rus ka komentuar sërish sanksionet e Perëndimit ndaj vendit të tij.

Mediat e huaja shkruajnë se Putin ka akuzuar Perëndimin për vendosjen e kufizimeve “të paligjshme” ndaj kompanive ruse, duke pretenduar se këto sanksione shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

“Këto masa (sanksione) bien ndesh me parimet e OBT-së, ndaj të cilave kolegët evropianë e kanë përsëritur vazhdimisht respektimin e tyre”,-ka thënë ai.

Sanksione e ashpra janë vendosur ndaj aseteve dhe individëve rusë nga aleatët perëndimorë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, i cili filloi më 24 shkurt.

Ato u krijuan për të ushtruar presion ndaj Putinit për të tërhequr forcat e tij na Ukraina./Opinion.al

Pas