Kronikë

Të shtëna me armë zjarri në Lushnje, qëllohet 44-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:03 - 20/04/22 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë.

Sipas policisë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit./Opinion.al

Pas