Kryesore

PS konsultime me shoqërinë civile për presidentin e ri,Balla:S’e duam për partinë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 20/04/22 |
Opi Nion

Partia Socialiste ka zhvilluar këtë pasdite një takim me shoqërinë civile për t’u konsultuar për presidentin e ri të vendit.

Në fillim të takimit, kreu i grupit të parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se vendit i duhet një president që të gëzojë autoritetin që i jep Kushtetuta dhe jo një president për Partinë Socialiste.

Ftoj çdo organizatë të shoqërisë civile të vijë me propozime dhe shoqëruar edhe me argumentin përkatëse. Këto do të na ndihmonin për të krijuar profilin e presidentit të Republikës që duam. Ne nuk duam një president për PS, por një president për Shqipërinë dhe ky është argumenti kryesor. Nuk ka duhet një përfaqësues ekskluziv i ynë por një president që të gëzojë autoritetin që jep Kushtetuta”,-tha Balla.

Gjithashtu Balla kërkoi nga shoqëria civile që propozimet e tyre për emra konkretë kandidaturash nëpërmjet email-in zyrtar të PS.

Pas