Aktualitet

Emrat/Plagosen me armë 2 të rinj, policia “blindon” hyrje-daljet e Tiranës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:19 - 17/09/21 |
Opi Nion

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri pak pas mesantës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrethana të paqarta te “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas Policisë dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit Enis Sanxhaku dhe Noa Mato, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas