Aktualitet

“Po ktheheshim nga kalçeto”, dëshmia e 2 të plagosurve te “Trauma”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:26 - 17/09/21 |
Opi Nion

Të tjera detaje zbulohen nga plagosja me armë zjarri e dy të rinjve në Tiranë. Mësohet se ata kanë qenë duke luajtur një ndeshje futbolli në një kalçeto dhe sapo ka mbaruar ndeshja, janë nisur për t’u kthyer në shtëpi.

Të pyetur nga hetuesit në spital, për ngjarjen dy të rinjtë  kanë rrëfyer se gjatë kthimit për në shtëpi kanë bërë një manovër të gabuar me makinë dhe i kanë prerë rrugën një makine tjetër, që po lëvizte në këtë aks.

Sipas tyre, pas kësaj manovre janë përfshirë në konflikt me drejtuesin e mjetit, që i kanë prerë rrugën, dhe miqtë e këtyre të fundit, që lëviznin me një tjetër mjet. Nga dëshmia e parë e dhënë nga spitali, të rinjtë Enis Sanxhaku dhe Noa Mato janë shprehur se konflikti është agravuar deri në përdorimin e armëve.

Pas plagosjes, dy të rinjtë 20 dhe 19 vjeç kanë mbërritur në Spitalin e Traumës me makinën e tyre, ku po marrin ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në të gjitha hyrjet-daljet e Tiranës janë ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Pas