Kronikë

Punonjësit harrojnë zgarën ndezur, shkrumbohet lokali në Berat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:48 - 17/09/21 |
Opi Nion

Një lokal është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së enjtes në Berat. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Goricës. Zjarri ka nisur fillimisht në një nga dhomat e gatimit të lokalit dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë lokalin, kjo për shkak edhe të konstruktit prej druri me të cilin ishte ndërtuar.

Kanë qenë banorët e zonës ata që pasi kanë parë flakët kanë lajmëruar zjarrfikësen.

Fatmirësisht gjatë momentit të rënies së zjarrit në lokal nuk ka pasur njerëz por dëmet materiale të shkaktuara janë të mëdha.

Shkaku i rënies së zjarrit ishte bërë zgara në dhomën e gatimit, e cila ishte lënë gabimisht ndezur nga punonjësit.

Pas