Kronikë

Emrat/Kush janë dy të rinjtë e plagosur në Tiranë, identifikohet autori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:08 - 24/07/21 |
Opi Nion

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar këtë pasdite në kryqytet, ndërsa raportohet për 2 persona të plagosur. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Todi Shkurti”, ndërsa ende nuk ka detaje lidhur me shkaqet e konfliktit. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas informacioneve paraprake njeri prej tyre është në gjendje më të rëndë, ndërsa tjetri jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosurit janë shtetasit, Altin Gjoka, 32 vjeç i cili është plagosur në shpatull dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç i plagosur në gjoks. Autori i plagosjes është identifikuar, por sikurse njofton policia për shkak të hetimit nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Mes palëve ka patur fillimisht një debat verbal që më pas ka përfunduar në të shtëna.

Njoftimi nga policia

Më datë 24.07.2021, rreth orës 20:30, në rrugën “Todi Shkurti” , dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri shtetasit A. Gj., 32 vjeç dhe J. M., 28 vjeç, të cilët u dërguan në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë  kanë bërë rrethimin e zonës dhe identifikimin e autorit të dyshuar, i cili për shkak të hetimit nuk bëhen të ditura gjeneralitet e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Pas