Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ekspertët: Moszbatimi i masave të sigurisë cenon sektorin e turizmit në vend

2022/08/05 at 8:47 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ekspertët: Moszbatimi i masave të sigurisë cenon sektorin e turizmit në vend

Pavarësisht rritjes së fluksit turistik këtë vit, masat e sigurisë për këtë sektor nuk janë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e pushuesve në Shqipëri.


Pikërisht mungesa e këtyre masave bëri që të martën e 2 gushtit të ndodhte një ngjarje tragjike në Himarë të Vlorës, ku një 7-vjeçare u përplas për vdekje nga një skaf teksa luante në plazh.

Ky është incidenti i tretë brenda pak ditëve ku motorët e ujit përplasin pushues në plazhet e vendit. Vetëm pak ditë më parë një tjetër fëmijë u godit nga një varkë në plazhin e Jonufras në Vlorë, ndërsa një çift u godit nga një gomone në bregdetin e Jalës dhe mbetën të plagosur.

Për zbatimin e masave të sigurisë është miratuar një VKM e posaçme për të garantuar zhvillimin sa më të suksesshëm të turizmit. Në VKM-në e miratuar në mars 2019, janë paraqitur kriteret e vendosura për mbrojtjen e sigurisë së pushuesve nga mjetet motorike. Në këtë vendim është përcaktuar qartë distanca që duhet të mbajnë motorët e ujit, motobarkat nga bregu i detit.

Por këto kritere nuk zbatohen në asnjë nga plazhet shqiptare, gjë që përbën një rrezik serioz për pushuesit shqiptarë nga Velipoja në Sarandë. Këtë e konfirmon edhe eksperti i sigurisë z.Fatjon Softa, i cili pohoi për Monitor se ngjarjet e fundit kanë treguar se masat e marra nga policia e shtetit, nga operatorët turistikë dhe nga pushteti vendor nuk kanë funksionuar.

“Ngjarjet e fundit kanë treguar dhe po tregojnë se masat e marra nga Policia e Shtetit, operatorët turistikë dhe pushteti lokal nuk mjaftojnë. Ngjarja e rëndë në Potam tregon, edhe një herë, se duhet të punohet në dy drejtime. Së pari, ndërgjegjësimi i operatorëve, që kanë në përdorim këto mjete uji, qytetarët në radhë të parë dhe përdoruesit e këtyre mjeteve. Njëkohësisht, masat që duhet të marrë policia për shkeljet e përsëritura, të cilat duhet të ishin marrë që në dimër. Tani jemi në sezon dhe masat duhet të ishin më të rrepta.”

Eksperti pohoi gjithashtu se nëse shkelësit nuk dënohen me gjobë, bllokim automjeti apo procedim penal, ngjarje të tilla do të vazhdojnë të ndodhin siç kanë ndodhur vitet e kaluara.

“Dhe për shkeljet duhet të ketë gjoba, bllokim apo procedim penal, në të kundërt do të kemi sërish viktima e ngjarje të tilla. Rastet janë të përsëritura, përmendim gomonen që doli dhe dëmtoi dy pushues.

Por nuk ka probleme vetëm te mjetet ujit sepse siguria është një koncept i gjerë, duke përfshirë këtu edhe faktorë të tjerë rreth çadrave të pushuesve, ku vite më parë kemi parë edhe konflikte për çadrat, konflikte mes pronarëve për pronat dhe këto konflikte kanë qenë edhe me armë.

Të gjitha këto ngjarje tregojnë edhe një herë se siguria në plazhe duhet të jetë jo vetëm një masë e shtuar, por një masë parandaluese”- tha Softa.

Sipas Kryetarit të Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, moszbatimi i masave të sigurisë ndikon edhe në ecurinë e turizmit, i cili është në një fazë zhvillimi pas heqjes së kufizimt të pandemisë. Sipas tij, moszbatimi i ligjit jo vetëm nga disa individë por edhe nga autoritetet e bën bregdetin shqiptar të duket i pasigurt në sytë e pushuesve.

“Kjo është një ngjarje e rëndë në vazhdën e përsëritjes së disa ngjarjeve të tilla, sepse ligji nuk zbatohet apo zbatimi selektiv i tij nga njerëz që sfidojnë ligjin që janë në pushtet apo që mbrohen nga pushteti.

Shqipëria sapo ka filluar të përdorë turizmin blu, i cili është një nga turizmet më të rëndësishme në botë pas një mbyllje 8-10 muaj. Ne i japim botës sinjale se deti shqiptar nuk është i sigurt, kjo gjë nuk është normale.

Mos zbatimi i ligjit dhe mos kontrrolli periodik nga strukturat sjell këto probleme, ndërkohë, që kemi rregulla të qarta në ligj që nuk zbatohet nga të gjitha hallkat qoftë pushteti lokalë qoftë ai qëndror ose qoftë edhe nga vetë bizneset që tolerohen nga një mënyrë ose një tjetër duke bashkëpunuar me të gjithë këto strukturat” tha Topuzi.

Moszbatimi i ligjit dhe mungesa e kontrollit periodik nga strukturat sjell këto probleme, ndërkohë që kemi rregulla të qarta në ligj që nuk zbatohen nga të gjitha hallkat, qoftë pushteti vendor apo qendror apo edhe nga vetë bizneset që që tolerohen nga një mënyrë ose një tjetër duke bashkëpunuar me të gjithë këto strukturat” tha Topuzi

Sipas zotit Topuzi çka e dëmton më shumë këtë sektor është se turizmi është në një fazë zhvillimi ku masat e sigurisë janë më të nevojshme se kurrë, pasi aktivitetet me mjetet e ujit janë diçka e re për vendin tonë që cënohet më së shumti nga moszbatimi i ligjieve.

“Jemi në një fazë që të marrim masa për zbatimin e ligjit dhe jo ta neglizhojmë atë. Zbatimi lidhet me kontrolle periodike, gjoba, pezullime. Nëse ne i zbatojmë, bregdeti është shumë i sigurt, pasi këto lloj sportesh, aktivitetesh, zhvillohen në të gjithë botën dhe jemi të fundit që po fillojmë të merremi me këtë lloj sporti”, shpreh Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit.

Po kush janë përgjegjësit kryesor për ngjarjet e tilla?

Sipas ekspertit të sigurisë, z.Fatjon Softa, institucionet përkatëse duhet të marrin masat e duhura që ligjet të zbatohen, por edhe të krijohen kushtet për një sezon turistik sa më të suksesshëm

Institucionet duhet të krijojnë kushtet dhe standardet në plazhe dhe më pas të vendosin masat për sigurinë.

Masat nuk kanë funksionuar si duhet për shumë arsye, nuk janë bërë kontrolle, shumë kulla janë formale, nuk ka roje bregdetare, apo nuk kanë as mjetet e duhura – tha eksperti.

Duke shpresuar që ngjarjet si ajo në Potam të Vlorës të mos përsëritet diku tjetër, institucionet përkatëse duhet të mësojnë nga ngjarje të tilla, në mënyrë që vitin e ardhshëm të marrin masa më të ashpra, sepse për këtë sezon është tepër vonë./Monitor

 



Ju sugjerojmë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Aktualitet

Veliaj ngre tonet në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri

19 Qershor, 2026 3:00 pm
Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro
Kryesore

Berisha: Trafikantët e 50 tonëve kokainë blenë 15 mijë m2 tokë për 54 mijë euro

19 Qershor, 2026 2:41 pm
Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë
Bota

Meloni reagon pas deklaratës së Trump:Jam e shokuar, unë dhe Italia nuk lutemi kurrë

19 Qershor, 2026 2:02 pm
Netanyahu: Nuk kemi një afat kohor se kur mund të mbarojë lufta në Iran
Bota

Netanyahu paralajmëron: Nuk do të tolerojmë sulme ndaj ushtarëve izraelitë

19 Qershor, 2026 1:10 pm
Para
Shkodër/ Ngacmonte seksualisht të miturat, arrestohet 65-vjeçari

Emrat/ Vodhën lekët e pensionistëve, arrestohen 2 punonjësit e postës në Divjakë

SHBA, Rusia dhe Kina marrin pjesë në Samitin e Azisë Lindore, çfarë ndodhi në sallë

SHBA, Rusia dhe Kina marrin pjesë në Samitin e Azisë Lindore, çfarë ndodhi në sallë

Tiranë/ Ushtronin prostitucion në qendër masazhesh,3 të arrestuar, në kërkim pronari

Tiranë/ Ushtronin prostitucion në qendër masazhesh,3 të arrestuar, në kërkim pronari
















TE FUNDIT

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
19 Qershor, 2026

Gjatë 2025, Shqipëria nuk ka arritur të përmbushë kushtin e NATO-s për 2% e prodhimit të brendshëm bruto për shpenzimet...

Lexo më shumë

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
19 Qershor, 2026

Federata Algjeriane e Futbollit iu drejtua FIFA për të bërë një ankesë zyrtare për vendimet e arbitrit gjatë ndeshjes së...

Lexo më shumë

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
19 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Izraeli do të ishte “shkatërruar” pa ndërhyrjen e tij gjatë konfliktit të fundit...

Lexo më shumë

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
19 Qershor, 2026

Tifozët e futbollit në mbarë botën po luten për një “Vallëzim të Fundit” në skenën më të madhe. Kupa e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}