Te Fundit

E ndan gruaja, shqiptari vret në aksident dy fëmijët e mitur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 29/09/15 |
b.f

DRESDEN (Gjermani) – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy fëmijve ka ndodhur gjatë ditës së diel në Gjermani në një autostradë në afërsi të Dresdenit. Në timonin e makinës tip BMË X5 ka qenë një shqiptar nga Kosova 46 vjeç i shoqëruar nga vajza dhe djali respektivisht 4 dhe 5 vjeç. Lajmi tronditës u bë i ditur nga disa media gjermane. Dy fëmijët kanë humur jetën në vend ndërsa i ati ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Mediat raportojnë se shqiptari nga Kosova ka goditur një pemë ndërsa ishte me shpetësi të lartë.

Sipas Prokurorisë së Dresdenit nuk bëhet fjalë për një dalje të paqëllimshme nga rruga, por për një vrasje të dyfishtë dhe tentativë për vetvrasje. 46-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e ka kryer këtë veprim për tu hakmarrë ndaj gruas që e kishte ndarë. Ai mbahet në spital nga policia dhe më pas do të shoqërohet për në burg, nën akuzën e vrasjes.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas