Aktualitet

Dyshimet për vaksinën, Komiteti i Ekspertëve: Nuk ka raste fatalitetesh


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:32 - 02/04/21 |
Opi Nion

Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara pasvaksinore i ngritur me urdhër të datës 8 janar dhe i përbërë nga farmakologë, imunologë, infeksionistë, alergologë, specialistë të shëndetit publik, i kryesuar nga prof. dr. Gjeorgjina Kuli/Lito shqyrton periodikisht efektet e vaksinave anti-covid.

Në një njoftim për mediat ky Komitet bën me dije se deri më sot nuk ka asnjë rast të fataliteteve që lidhen me vaksinën dhe procesin e vaksinimit ndaj COVID-19 në vendin tonë.

Për 2 rastet e fatalitetit të pacientëve të cilëve u ishte aplikuar vaksina, Komiteti njofton se nuk ka lidhje shkak-pasojë me aplikimin e vaksinës.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore thekson më tej se nuk ka asnjë të dhënë bindëse, apo argument shkencor, konfirmues që të vërtetojë apo demostrojë një lidhje shkakësore midis procesit të vaksinimit ndaj COVID19 dhe ngjarjeve fatale të raportuara.

Komiteti Ekspertëve për Vlerësimin e Efekteve të Padëshiruara Pasvaksinore do të vazhdojë të jetë në vëzhgim të gjithë raportimeve lidhur me ngjarje apo efekte të padëshiruara pas vaksinore në mënyrë që të sigurojë një proces sa më të sigurt dhe efikas./Opinion.al

Pas