Kronikë

Dy aksidente brenda 15 minutave në vend


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:11 - 19/08/21 |
Opi Nion

Dy aksidente kanë ndodhur brenda 15 minutash në vend.

Bëhet me dije se aksidentet kanë në Krujë dhe Durrës. Policia në komunikimin e saj zyrtar, njofton se rreth orës 19:00, në Fushë Krujë, mjeti tip “Ford”, që drejtohen nga F. A., ka humbur kontrollin duke u përplasur me një tjetër mjet kamion, e më pas ka dalë jashtë rruge.

Si pasojë e kësaj përplasje është lënduar drejtuesi i mjetit “Ford”, dhe pasagjerja në mjet, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë 15 minuta më vonë në Durrës në lagjen 14, Durrës, motomjeti me drejtues 25-vjeçarin me iniciale R. B., 25 vjeç, banues në Durrës, ka aksidentuar një 69-vjeçar që ishte duke kaluar rrugën.

I moshuari mësohet se është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas