Kronikë

Durrës/ Po vidhnin transformatorin e energjisë elektrike, 4 të arrestuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:04 - 29/06/21 |
Opi Nion

Katër persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, pasi u konstatuan duke vjedhur një transformator të energjisë elektrike në fshatin Romanat.

Sipas policisë, 4 autorët e arrestuar. rezultojnë me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjeve.

Në pranga kanë rënë I. N., 31 vjeç, A. H., 30 vjeç, D.T., 36 vjeç, të dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, L. V., 29 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”, të katërt banues në Tiranë. I shpalluri në kërkim është identifikuar me inicialet L. S., 54 vjeç, banues në Tiranë.

Në cilësinë e provës materiale, Policia sekuestroi transformatorin, pajisjet që shërbenin për çmontimin e tij dhe automjeti që do përdorej për transportin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim./ Opinion.al

Pas