Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

UNODC: Shqipëria vend i prodhimit dhe tranzitit të kanabis

2021/06/29 at 6:58 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
UNODC: Shqipëria vend i prodhimit dhe tranzitit të kanabis

Në 6 vitet e fundit 2,5 milionë bimë dhe 5 mijë parcela të shkatërruara. Por ky rezultat është i pamjaftueshëm, përderisa Shqipëria kryeson në Europën Juglindore si vend origjine, nisjeje dhe tranziti të kanabis.


Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC) në pjesën e tretë të sapopublikuar të raportit të saj :”Droga në botë – trendet e tregjeve, 2021” përmend Shqipërinë dhe Serbinë si dy  vendet kryesore të origjinës, nisjes dhe tranzitit të kanabisit në Europën Juglindore.

Në Evropën Perëndimore dhe Qëndrore kryeson Holanda e ndjekur nga Spanja, Çekia dhe Zvicra.

Raporti thekson që kultivimi dhe prodhimi i kanabisit është i pranishëm në të gjitha rajonet e botës. Sipas të dhënave të tij në vitin 2019 në të gjithë botën rezultojnë 2 milionë përdorues.

Përdorimi i cannabisit dhe drogave të tjera i mori jetën 500 mijë personave në vitin 2019, ndërsa sëmundjet e rënda,shpesh vdekjeprurëse janë më të zakonshme ndër përdoruesit e drogës, sidomos atyre që  injektojnë drogë dhe jetojnë me HIV dhe Hepatit C, thekson raporti i UNODC.

Pavarësisht nga rreziku i humbjes së jetës dhe i sëmundjeve të rënda, vëren raporti, përdorimi i drogës dhe i cannabisit po rritet. Ne vitin 2020, 275 milionë njerëz përdorën droga të ndryshme. Deri në vitin 2030, faktorët demografikë parashikojnë që numri i njerëzve që përdorin drogë të rritet me 11 përqind në të gjithë botën dhe deri në 40 përqind vetëm në Afrikë.

Cannabis- kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin

Raporti i UNODC thekson se në periudhën 6 vjeçare 2013-2019, në Shqipëri janë shkatërruar 2.536.288 bimë cannabis dhe 5.205 parcela/hapësira të destinuara për kultivimin e tij. Por ky rezultat është i pamjaftueshëm, përderisa Shqipëria kryeson në Europën Juglindore si vend origjine, nisjeje dhe tranziti të cannabis.

Tregtia e paligjshme e drogës vazhdon të frenojë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, ndërsa ndikon në mënyrë disproporcionale në vendet më të prekshme dhe të margjinalizuara. Kjo përbën një kërcënim themelor për sigurinë dhe stabilitetin në disa pjesë të botës, vë në dukje raporti.

COVID-19 dhe kultivim i drogave

Kriza botërore nga pandemia COVID-19 ka hedhur më shumë se 100 milionë njerëz botë në varfëri ekstreme, ka rritur papunësinë dhe pabarazitë, vë në dukje raporti i UNODC. Në nivel global janë humbur 114 milionë vende pune në vitin 2020.

Kjo situatë ka krijuar kushte që më shumë njerëz të marrin drogë dhe të përfshihen në kultivimin e llojeve të ndryshme të saj. Ndërkohë, vëren raporti në fjalë, trafikantët e drogës kanë kapërcyer shpejt pengesat fillestare të shkaktuara nga kufizimet e karantinës dhe u janë kthyer niveleve të kultivimit dhe trafikimit të tyre të para pandemisë COVID-19.

Qasja për të marrë drogë është bërë më e lehtë se kurrë nga shitjet në internet. Tregjet kryesore të drogave marrin rreth  315 milionë dollarë në vit. Raporti i UNOCD bën apel për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit të politikëbërësit, përdoruesve të drogës dhe publikut të  gjerë mbi problemin akut botëror të luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës./ DW

Etiketa: KanabisshqiperiaUNODC


Ju sugjerojmë

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës
Aktualitet

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës

23 Qershor, 2026 9:42 am
Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane
Bota

Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

23 Qershor, 2026 9:39 am
Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm
Kryesore

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm

23 Qershor, 2026 9:21 am
Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
Bota

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

23 Qershor, 2026 7:56 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

23 Qershor, 2026 7:54 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

23 Qershor, 2026 7:51 am
“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës
Aktualitet

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

22 Qershor, 2026 10:56 pm
SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës
Bota

SHBA heq sanksionin, Irani nis shitjen e naftës

22 Qershor, 2026 10:32 pm
The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit
Bota

The Guardian: Arsyet pse Londra po i humbet kryeministrat njëri pas tjetrit

22 Qershor, 2026 9:45 pm
Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë
Bota

Franca përfshihet nga i nxehti ekstrem, dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë

22 Qershor, 2026 8:40 pm
Para
COVID-19/ Konfirmohen 2 rastet e para me variantin Delta në Kosovë

COVID-19/ Konfirmohen 2 rastet e para me variantin Delta në Kosovë

Estoni/ Asgjësohen mijëra vaksina kundër COVID, arsyeja

Estoni/ Asgjësohen mijëra vaksina kundër COVID, arsyeja

Anglia eliminon Gjermaninë nga “Euro 2020”

Anglia eliminon Gjermaninë nga “Euro 2020”
















TE FUNDIT

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës

Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohen drejtorët e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës
23 Qershor, 2026

Policia e Shtetit ka njoftuar një sërë emërimesh dhe lëvizjesh në strukturat drejtuese në nivel qendror dhe vendor. Pas përfundimit...

Lexo më shumë

Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane

Negociatat SHBA -Iran, lirohen 12 miliardë dollarë asete të ngrira iraniane
23 Qershor, 2026

Zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, tha se Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të lirojnë "menjëherë" 12 miliardë dollarë...

Lexo më shumë

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm

Rama dedikim protestuesit: Mbrëmë të kthyen në hero për të të lënë në rrugë vetëm
23 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për protestën e qytetarëve para kryeministrisë, përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale. Ndërsa krah...

Lexo më shumë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë

Shkencëtarët krijojnë orët e para bërthamore në botë
23 Qershor, 2026

Shkencëtarët kanë ndërtuar “orët bërthamore” të parat në botë, një hap i madh drejt matësit më të ashpër, potencialisht më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}