Politikë

Dosja 339, Kryemadhi: Rama përfaqëson një grup kriminal


               Publikuar në : 21:36 - 25/04/19 |
Opi Nion

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi  e ftuar në “Top Channel” ka folur në lidhje me dosjen 339 në të cilën ka të dhëna ku sipas saj, vërtetojnë shit-blerjen e votës.

Kryemadhi u shpreh, se kryeministri Edi Rama pas bërje publike të këtyre materialeve duhet që të kishte shkarkuar kryetarin e Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakon.

Kryetarja e LSI, tha se Rama përfaqëson një grup kriminal i cili mund të shtrihet në kontinente të ndryshme.

“Shqiptarëve iu është bërë bukë e djathë ai numri i dosjes së famshme të denoncuar nga media prestigjioze amerikane, e cila tregoi me zë sesi disa trafikantë janë përgjuar teksa kanë ofruar shërbime në favor të socialistëve përmes ndikimit për vota.

E çuditshmja këtu është fakti që për dosjen 339 nuk ka ende hetime nga prokuroria, nuk dihet përse nuk veprohet edhe sot e kësaj dite për këtë shitblerje votash.

Ekuacioni nuk është me shumë të panjohura, por me një të panjohur të vetëm Edi Ramën. Ai nuk përfaqëson Edi Ramën, por një grup kriminal, që ne nuk e dimë se deri ku shtrihet, deri në Amerikën Latine, Italinë e Jugut, Azi, apo në Amerikë”, tha Kryemadhi./ Opinion.al E.Xh.

Pas