-U tha në Opinion

Vija: Policia, pak prova. Hoxha me ironi: Lekët mund t’i sjellin në studio


               Publikuar në : 21:37 - 25/04/19 |
geliano fataj

Në aksionin e fundit të policisë, ku janë kryer kontrolle në banesat e Elton Piklit dhe Oltion Veselit nuk është gjetur asnjë provë në lidhje me grabitjen e 9 Prillit në Rinas. Gazetari Ermal Vija tha në Opinion se këto kontrolle janë kryer me urdhër të gjykatës.

“Ka qenë një operacion që ka filluar që në orën 11:00. Kontrolli i dytë është kërkuar me vendim gjykate. Ka qenë dëshmia e Alkond Bengasit ai që ka treguar për njerëzit që kanë marrë pjesë. Deri tani nuk është gjetur asnjë provë e rëndësishme. Gjykata kërkon prova që lidh drejtpërdrejt me grabitësit, qoftë edhe lekët”, tha ai.

Nga ana tjetër sipas gazetarit Artan Hoxha hetimet janë dekonspiruar nga vetë policia, për të krijuar dhe konfuzion me grabitësit.

“Prova kryesore kanë qenë të penduarit. Ai është dekonspirim i hetimit, që një i brendshëm ka folur. Kështu si ka shkuar kjo sfida e parave ka më shumë mundësi të t’i sjellin ty në studio se sa t’i dorëzojnë. Informacioni shpërndahet herë pas here dhe si karrem”. /Opinion.al

Pas