Aktualitet

Do qëndronin 24 orë te Kryeministria, tensione mes policisë dhe protestuesve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:43 - 19/03/22 |
Opi Nion

Qytetarët që po protestojnë kundër rritjes së çmimeve para Kryeministrisë kanë lajmëruar sot një përshkallëzim të protestës.

Disa prej tyre thanë se kishin vendosur të qëndronin 24 orë përpara Kryeministrisë.

Sipas tyre kjo mund të ishte një formë për të marrë vëmendjen e plotë të qeverisë, në mënyrë që ajo të ndërhyjë në uljen e çmimeve.

Mirëpo pak më parë ka ardhur edhe reagimi i Policisë së shtetit e cila ka tentuar t’i largojë ato nga bulevardi.

Mësohet se protestuesit kanë kundërshtuar, dukë sjellë kështu edhe përplasje mes tyre dhe policisë./Opinion.al

Pas