Aktualitet

Policia tenton të largojë protestuesit/Lapaj:Mos të bëhen nënpunës të oligarkëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 19/03/22 |
Opi Nion

Aktivisti Adriatik Lapaj ka kritikuar ndërhyrjen e Policisë së Shtetit për të shpërndarë protestuesit përpara Kryeministrisë.

Lapaj në një prononcim për mediat, Lapaj tha se protestuesit kanë njoftuar Policinë e Shtetit për tubimin që do të zhvillohej sot.

Ai iu bëri thirrje efektivëve të policisë që të mos bëhen palë me oligarkët.

Kjo protestë do vazhdojë, mënyra dhe modalitetet do i vendosin qytetarët. Kjo nuk zgjidhet me polici dhe procedurë. Kjo zgjidhet me masa konkrete që na bëjnë konkurrues me vendet e rajonit dhe na trajtojnë si qytetarë dinjitoz. Kush mendon se do na vendosë përpara me policinë e shtetit, e ka gabim. Nuk zgjidhet nga policia me dhunë për qytetarët në pamundësi ekonomike. Këto zgjidhen me vendime dhe masa. Me një qasje ku policia shihet si aleat në kohë krize. Mijëra qytetarë kanë marshuar për 8 ditë me radhë. Sot kanë qenë mbi 20 mijë qytetarë që kanë marshuar në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Tashmë, sjellja në këtë mënyrë është e padenjë. Drejtuesit e policisë së shtetit të mos bëhen nënpunës së oligarkëve. Ne nuk jemi duke penguar trafikun. Ky segment ka rrugë alternative. Nuk bëhet kjo punë kështu”,-tha Lapaj./Opinion.al

Pas